PROFILI I DIAMANT
Jemi një kompani Shqiptare për shërbimin e ngarkesave ndërkombtare e kombëtare, themeluar në shkurt 1994.
Me një punë itensive dhe zgjerimin e shërbimeve në fushën e transportit, kemi krijuar e bashkëpunojmë me një rrjet të gjerë korespodentësh nga e gjithë bota në fushat e Spedicionit & Trasporteve të ngarkesave, të gjithë lider në këtë biznes.
DIAMANT deklaron sot se është në krye të kompanive shqiptare të transportit dhe ofron shërbime të kualifikuara falë drejtimit dhe një stafi profesionistësh.
DIAMANT ka investuar për iformatizimin e të gjithë proceseve të komunikimit dhe rinovimit e të gjithë mjeteve të transportit në pronësi të tij.
DIAMANT sot disponon:
- 20 Koka terheqese
- 80 Trailera të ndryshëm
- 1 Autovinç 60 tonësh
- 1 Autovinç 32 tonësh
- Mjete transporti të rënda
- Leftarake për ngarkesa të ndryshme
- 10 Furgonë dhe kamjonçina
DIAMANT sot vepron me sukses në fushat e:
- Spedicionit
- Transportit tokesor
- Transportit detar
- Transportit ajror
- Asistences doganore
Në largësinë 7Km (4,35milje) nga Porti i Durrësit DAMANT ka një siperf aqe të mbuluar magazinimi prej 4000 m2 si dhe një shesh depozitimi prej 10.000 m2.
DIAMANT është e vetmja kompani e specializuar të kryejë transportin e ngarkesave të rënda dhe me përmasa shumë të mëdha.
Me DIAMANT fitoni sigurinë!
PAK HISTORI...
Ka kryer operacione transporti të ngarkesave të rënda me përmasa shumë të mëdha për disa projekte të rëndësishme.
Për llogari të firmave naftë kërkuese “CROSKO”&“WEATHERFORD”, ka transportuar paisjet e kërkimit të naftës, nga Porti i Durrësit në Vlorë, Gjirokastër e Berat.
Me mjetet e veta ka asistuar këto kompani në procesin e shpim-kërkimit për 5 vjet radhazi.
Per llogari te KESH, ka kryer transportimin e disa transformatorëve dhe paisjeve të tyre prej 50-130ton secili, nga Porti i Durresit, për centralet elektrike të Rrashbullit, Kavajës, Elbasanit, Tiranës etj.
Ka kryer transportimin e të gjtha paisjeve dhe tubacioneve (rreth 10.000 ton), për ujesjellësit e Bovillës, Korçës, Fierit dhe Durrësit.
Ka kryer transportimin e të gjithë atrecaturës së paisjeve për fabrikën e re të çimentos që po ndërtohet në Fushë-Krujë.
Ka kryer transportimin e Paisjeve për centralet elektrike të Porto-Romanos, Beratit & Elbasanit të cilët janë projekt dhe financim i qeverisë Spanjolle.
|