1994

Kompania themelohet në Durrës nga Z. Perikli Goga dhe i vihet emri Diamant, lidhur me emrin e një personi të dashur në familjen Goga, e cila quhej Diamanta Goga. Diamant fillon aktivitetin e tij si agjenci spedicionere e vendosur në Portin e Durrësit dhe duke shërbyer si agjent lokal për shumë kompani internacionale që kishin levizje mallrash në Shqipëri.

1996-1999

Diamant shtrin aktivitetin në blerjen e kamionëve të parë dhe gjysmë rimorkio. Falë besueshmërisë së saj, kompania fillon të bashkëpunojë me shumë ushtri të huaja duke përfshirë ushtrinë amerikane, gjermane dhe spanjolle në pritjen e ngarkesave për qëllime humanitare kryesisht të destinuara për në Kosovë.

 

2000

Kompania po bëhej gjithnjë e më e madhe kështu që filloi ndërtimin e një terminali logjistik, pak kilometra nga Porti i Durrësit; me qëllim që të akomodonte të gjithë flotën e saj të kamionëve. Kjo është dhe koha kur Diamant krijon partneritet të fortë me “Grupin Fagioli” si pasojë e kërkesës në rritje transporteve të rënda dhe projekteve në Shqipëri.

2001

Për shkak të lidhjes së fortë midis Shqipërisë dhe Italisë në aspektin e tregtisë, Diamant hap degën e saj në Itali, si “Diamant Italia”, me përfaqësuesin ligjor z.PierGiorgio Colombo dhe zyrat kryesore në Trieste. Gjatë kësaj periudhe kompania filloi dhe transportet grupazh përmes Italisë; linjë kjo që mori zhvillim dhe rëndësi të veçantë.

2003

Diamant fillon ndërtimin e magazinës së saj të parë, me kapacitet 1.600 m². Kjo vjen me strategjinë e kompanisë për të diversifikuar shërbimet dhe për të ofruar më shumë mbështetje logjistike për klientët e saj.

2005

Diamant fiton eksperiencën, aftësinë dhe ekspertizën në menaxhimin e projekteve dhe tansporteve të veçanta dhe ky është viti ku ne u bëmë kompania e parë e liçensuar në Shqipëri në këtë sektor. Diamant merr pjesë në disa nga projektet më të rëndësishme në Shqipëri, siç janë fabrikat e çimentos, ndërtimet e hidrocentraleve / stacioneve elektrike e kështu me radhë.

2007

Kompania merr çmimin “Ylli i Artë për Ekselencë në Transport” në Paris. Ky çmim vjen si reflektim i suksesit të madh i cili erdhi si rezultat i punës, kontributit dhe besueshmërisë në nivelin e shërbimit.

2008

Diamant zhvendos zyrat qëndrore në terminalin e ri dhe të përfunduar. Zyrat moderne përfaqësonin zhvillimin e kompanisë dhe reputacionin e lartë. Ishte kjo koha në të cilën Diamant investoi më shumë në ndërtimin e magazinave duke arritur deri në 5.000 m² hapësira magazinimi të brëndshme; të vëna në dispozicion për magazinim afatshkurtër dhe afatgjatë. Terminali logjistik e bën Diamant kompaninë e parë të këtij lloji, duke ofruar më shumë shërbime për klientët e saj me nivelin më të mirë të shërbimit në vend. Kjo është arsyeja pse shumë kompani ndërkombëtare si grupi slloven Gorenje, Huawei, Rossmann & Lala dhe KIA na besuan dhe filluan ta përdorin këtë terminal si qendrën e tyre të magazinimit dhe distribucionit.

2012

Kompania hap agjencinë e saj doganore, fillimisht të quajtur P. Colombo dhe më pas Diamant, me zyra në Durrës dhe Tiranë. Ky investim krijoi një vlerë të madhe për klientët tanë në aspektin e operacioneve të shpejta të importit dhe eksportit si dhe në marrje informacioni rreth Kodit Doganorë. Shumë shpejt pas krijimit të saj, agjencia rekrutoi disa nga agjentët më të mirë doganorë në Shqipëri që shërbenin për këdo që kishte nevojë për veprime doganore, jo në varësi të transportuesit.

 

2014

Diamant feston 20 vjetorin e saj. Për të festuar rritjen, sfidat dhe sukseset e 20 viteve, Diamant mbajti një event në terminalin e saj logjistik, i cili mblodhi disa nga partnerët kryesorë që dhanë një ndihmesë dhe kontribut të rëndësishëm në kompani.

2016

Diamant njihet si kompania kryesore e transportit në projektin më të madh në Shqipëri deri më tani, i quajtur projekti TAP. Kjo arritje thekson edhe njëherë reputacionin dhe besueshmërinë e fortë të kompanisë në projektet ndërkombëtare. Standardet evropiane në punë, shpejtësia dhe përvoja e madhe në të kaluarën janë disa nga faktorët kryesorë që ndihmuan kompaninë të dallojë nga të tjerët dhe të kryejë jo vetëm transportin e tubave jashtë norme, por dhe shërbime të tjera si veprime doganore për të gjitha materialet dhe pajisjet që lidhen me projektin, dhënien me qera të një hapësire prej 90.000 m² si dhe duke ofruar aktivitete të tjera të lidhura me logjistikën për të garantuar një mobilizim dhe fillim të rrjedhshëm të projektit në Shqipëri.